Botë

Rritet bilanci, 94 viktima nga tornadot në SHBA

13.12.2021 11:34

Pamjet nga qyteti Mayfield në shtetin e Kentakit, tre ditë pas tornadove të fuqishme janë të frikshme....

Pamjet nga qyteti Mayfield në shtetin e Kentakit, tre ditë pas tornadove të fuqishme janë të frikshme. Deri tani kanë lënë të paktën 94 persona të vdekur dhe disa të zhdukur, kryesisht punëtorë nate në fabrika. 
 
Banorët e Mayfieldit të cilëve iu shkatërruan shtëpitë kërkojnë për sendet e tyre nën rrënoja.
 
Punonjësit e urgjencës amerikane kanë kryer kërkime dëshpëruese për të mbijetuar të tjerë.
 
 
Guvernatori i shtetit të Kentakit, Andy Beshear paralajmëroi se kërkimi mund të jetë i kotë.
 
Nga 110 punonjësit e turnit të natës në fabrikën e qirinjve në Mayfield, 40 janë shpëtuar dhe nuk jam i sigurt se do shohim të mbijetuar të tjerë tha guvernatori.
 
 
Për banorët e prekur nga tornadot u kujdes edhe një kishë lokale në Kentaki e cila strehoi disa prej tyre dhe u kthye në një qendër grumbullimi ushqimesh e sendesh.
 
 

Tornadot e fuqishme që goditën 5 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë mbrëmjen e së premtes, duke u gdhirë e shtuna.