Botë

Sofje, Bullgaria zgjedh qeverinë e re të Petkovit

13.12.2021 15:03

Bullgaria me qeveri të re në krye me Kirill Petkov nga partija politike ‘Ndryshimi vazhdon’....

Bullgaria me qeveri të re në krye me Kirill Petkov nga partija politike ‘Ndryshimi vazhdon’, pas dy qeverive teknike. Si lidere në parlament, partija e Petkovit, të shtunën mori mandatin nga presidenti Rumen Radev për formimin e kabinetit qeverisës. Pjesë e qeverisë përpos partisë ‘Ndryshimi vazhdon’ do të jenë edhe tre parti të tjera ‘Ka një popull të tillë’, ‘Partija socialiste bullgare’ dhe ‘Bullgarija demokrate’. Qeveria e re në parlament është e përfaqësuar me 134 deputetë nga gjithsej 240. Para deputetëve, Petkov dhe se kjo është ditë e rëndësishme për vazhdimin e ndryshimve në Bullgari. Ai u përqëndrua në problemet e brendshme të Bullgarisë, krizën Kovid dhe energjetike. Tha se vendi mbetet partnere kredibile e BE-së dhe NATO-s. Marrëdhëniet Bullagri - Maqedoni e Veriut, Petkov I përmblodhi në një fjali duke u thirur në fqinjësinë e mirë.
 
“Ne do të duhet të jemi partner konstruktiv në BE dhe NATO. Duhet të luftojmë për sundimin e së drejtës që do të jetë I lidhur me fondet europiane. Fuqia e diplomacisë dhe zgjidhja e qetë e kontesteve në rajon do të duhet të jenë prioritete të Bullgarisë. Angazhim I madh do të duhet të bëhet në fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut.”, tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
 
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev paraprakisht nuk deshi të komentoj strukturën e re të qeverisë. Ai vetëm u dëshiroi sukses qeverisë së re.
 
“Do t’I dëshiroja sukses kabinetit të ri. Bullgaria e pret me padurim dhe me shpresë. Kuptohet do t’i vlerësojë sipas punës së tyre.”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
 
Bullgrainë të enjten në Këshillin e Europës, do ta përfaqësojë Kirill Petkov, në vend të presidentit Radev, njoftojnë mediat bullgare. Siç paralajmëroi paraprakisht, Petkov në Bruksel do të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të Sofjes zyrtare, që le të nënkuptohet se shanset për nisjen e bisedimeve me Unionin në këtë samit janë shumë të vogla.
 
MERALE ISMAILI