Maqedoni

Londër, takmi i ministrave të jashtëm të rajonit, Osmani: Rajoni s’do jetë fushë për garë gjeopolitike

13.12.2021 15:59

Eurointegrimi i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të ndërsjelle gjeopolitike ndërsa stabiliteti në rajon...

Eurointegrimi i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të ndërsjelle gjeopolitike ndërsa stabiliteti në rajon ndikon në stabilitetin e përgjithshëm të Evropës. Ky është konstatimi i përbashkët në takimin e ministrave të jashtëm të rajonit me sekretaren për puën të jashtme të Britanisë, Liz Tras, të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak si dhe Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.  
 
“Ringjallja e bashkëpunimit transatlantik në trekëndëshin Uashington-Londër-Bruksel, i cili u dëshmua i rëndësisë së veçantë për transformimin e rajonit nga një konflikt ushtarak në vitet e nëntëdhjeta në një rajon që sot ndërton një të ardhme të përbashkët jep mesazhin më të mirë se ky rajon nuk do të jetë fushë për garë gjeopolitike dhe s’do të lejohet ndikim I faktorëve të tretë.”, tha Bujar Osmani, misitër i jashtëm.
 
Në takim është ndarë bindja e përbashkët se perspektiva evropiane e rajonit duhet të vazhdojë pa dyshim dhe njëkohësisht duhet të arrihet zgjidhje përfundimtare në dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Sërbisë si dhe uljen e tensioneve në Bosnjë e Hercegovinë.
 
Shefat e diplomacive të vendeve përkatëse kanë shënuar nevojën për prezencën e SHBA-ve, Britinasë së Madhe dhe Unionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.   
 
Në takimin dypalësh me Sekretarin Shtetëror të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Truss, është diskutuar edhe zbatimi i Marrëveshjes për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim në mes dy vendeve si komponentë e rëndësishme në zhvillimin e raporteve në përgjithësi, ndërkaq është biseduar edhe për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin në NATO, njoftoi ministri Osmani. 
 
SHPËTIM NUREDINI