Maqedoni
KRRE, shtrenjtohen derivatet e naftës
13.12.2021 16:17
Komisioni Rregullator i Energjetikës, vendosi që prej sonte në mesnatë...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, vendosi që prej sonte në mesnatë të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Siç bëhet e ditur, dizeli do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë për 2 denarë.
Nga mesnatë një litër EuroSuper Bs-95 do të shitet për 73 denarë, një litër EuroSuper Bs-98 75.00 denarë, ndërsa një litër dizel do të shitet për 64,50 denarë.
Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 64,50 denarë për liter.
