Maqedoni
Aparat i ri për tomografi kompjuterike
19.12.2014 18:26
Poliklinika “Jane Sandanski”, do të pajiset me aparat për tomografi kompjuterike, me çka ky shërbim do të ofrohet më shpejt për qytetarët...

Tenderi do të shpallet javën e ardhshme, ndërkohë që me tomografi do të furnizohet Klinika e Fëmijëve, ajo e Neurologjisë dhe Klinika “Shën Erasmo” në Ohër.
Me këtë rast do të dërgohen në specializim edhe tre mjekë në Slloveni dhe do të trajnohen edhe rëntgenologë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e shërbimit.
“Furnizimi me këta katër tomografi do jetë me rendësi për sistemin shëndetësor, sidomos në Shkup, sepse bëhet një hap para për aplikimin e një niveli të lartë teknologjik dhe diagnostifikim serioz i nivelit sekondar, i cili do ta shkarkojë ngarkesën me pacient nga Qendra Klinike, por edhe nga Spitali i Qytetit dhe Spitali “Shën Naumi i Ohrit””- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Ndërkohë, drejtoresha e Poliklinikës “Jane Sandanski”, Baevska Vuçkoviç, tha se nga fillimi i funksionimit të sistemit “Termini im”, nga 1 shtatori i vitit 2013 deri më 15 dhjetor në Poliklinikën “Jane Sandanski” janë dhënë 120.970 mijë shërbime sekondare. Sipas saj, furnizimi me tomografi do të mundësojë që shërbimet e qytetarëve t’u ofrohen sipas vendbanimit dhe të mos pritet shumë për këtë shërbim.
GYLTENE SINANI
