Maqedoni
Hundli, OJQ-të faktorë për reformat në Ballkanin
13.12.2021 17:28
Roli i Organizatave Jo Qeveritare është shumë i rëndësishëm në sjelljen e politikave të qëndrueshme...

Roli i Organizatave Jo Qeveritare është shumë i rëndësishëm në sjelljen e politikave të qëndrueshme, dhe një shtytës i madhë në rrugën eurointegruese të vendit, vlerësojnë ekspertëve ndërkombëtar.
Sipas tyre sektori Jo-Qeveritar ka qenë ndoshta edhe faktori më i rëndësishëm për mbajtjen e një fryme të qëndrueshme Pro Europiane tek banorët e Ballkanit Perendimor, edhe pse në momente të caktuara ka pasur ndoshta edhe përpjekje që të instalohet një frymë anti BE.
“Shoqëria Civile nga Ballkani Perendimor është treguar si faktor kryesor për kualitetin e procesit të zgjërimit, dhe e njëjta është përfshirë në jetën politike dhe në reformat në sferat e politikës, sociales dhe ekonomisë. Dhe pikërishtë këto janë veshi dhe syri i shoqërive në vendet e Ballkanit dhe i gjithë rajonit”, u shpreh Stefan Hudolin, udhëheqës i bashkëpunimit me delegacionin e BE-në.
Blokmans, OJQ-të faktorë për frymën evropjane në rajon
“Mendojmë se ky shabllon po sjellë ide të cilat së bashku me faktorin më të fuqishëm politik po ndihmojnë që të zgjidhen problemet dhe të sillen ndryshimet e nevojshme kushtetuese në disa vende të Ballkanit Perendimor. Dhe kjo po ndihmonë që të sillen një strukturë e qëndrueshme bazë për frymën europiane të vendeve, e ciula ështëshumë e nevojshme për RMV dhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor”, theksoi drejtori i qendres për hulumtim të politikave evropjane, Stiven Blokmans.
Në debat poashtu u theksua se vendet e Ballkanit Perendimor janë shumë të rëndësishme për vet strukturën dhe domethënien politike të BE-së, dhe se reformat në këto vende duhet të vazhdojnë.
FITIM KRYEZIU
