Tiranë, tensione në selinë e Partisë Demokartike

13.12.2021 19:36

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha....

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së me mbështetësit e tij i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD-së, i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e komisionit të përkohshëm të PD të zgjedhur në kuvendin e fundit që kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për çështjet e rëndësishme të së ardhmes”, u shpreh Berisha.

Ky grup Lulzim Bashën e quan vetëm deputet, pasi konsiderohet i shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit.

Por me këto veprime nuk është pajtuar Lulzim Basha, i cili nuk i ka kursyer akuzat për Berishën.

“Kjo që ka para çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili shfaqet si një fitimtar. Gjithçka ka bërë sot është se humbja e tij është pa kthim. Demokratët e dinë e mirë, është gati të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik, PD, për interesin e tij personal”, deklaroi Basha.