SHBA, tornadot shkatërrojnë qytetin Mejfilld

13.12.2021 19:54

Shërbimet e shpëtimit në Kentaki....

Shërbimet e shpëtimit në Kentaki kërkonin rrënojat për të gjetur të mbijetuar pas serisë së tornadove të fuqishme që ndodhën në SHBA që  rrënuan shum shtëpi dhe ndërtesa. Autoritetet kanë frikë se më tepër se 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa ende kanë shpresë se mund të gjinden të mbijetuar nën rrënoja.

“Mendoj se duhet të evakuoheshin në shtëpi pas paralajmërimt të parë për tornado sepse kishin një në orën shtatë e gjysmë dhe të gjithë u evakuuam në korridore” – u shpreh një qytetare.

“Duhet ta dininin se duhet të shkojmë në shtëpi , disa nga të punësuarit shkuan në shtëpi të jenë pranë  familjes por nuk shkuan të gjithë” – tha një qytetare tjetër.

Gjashtë persona humbën jetën kur tornadoja shkatërroi një depo në Ilinois, është shkatërruar edhe një shtëpi e pleqve në Arkanza me ç’rast jetën e kanë humbur dy persona. Katër persona humbën jetën në Tenisi  dhe dy në Misuri. 

Dëme më të mëdha u regjistruan në qytetin Meifilld në pjesën jugperendimore të Kentakit.

Guvernatori i Kenatakit Endi Beshar tha se këto janë tornadot më shkatërruese në historinë e shtetit dhe se janë shkatërruar edhe ndërtesta më të forta.
“Ende po marrim  informacione për fabrikën për qirinj. Pronari është në kontakt  me ne dhe ka informacione të ndryshme që po mundohemi ti konfirmojmë” – deklaroi Guvernatori i Kentakit,  Endi Beshear.

“Pamë në vendngjarje çantë dhe një palë këpucë dhe kjo e përshkruan tragjedinë që tornadoja la në këtë rajon. Do të vajtojmë së bashku por edhe do të rikuperohemi së bashku. Ne do të jemi këtu me javë dhe muaj të tërë derisa të përfundoj rikuperimi” – u shpreh Sekretari i Sigurisë në SHBA,  Alehandro Majorkes.

“Vizituam fabrikën për qirinj dhe zonën për rreth , nuk mundeni ta kuptoni se si kjo situatë ka ndikuar përderisa nuk jeni aty” – tha Dina Krisvel nga Agjencioni për Gjendje të Jashtëzakonshme.                

Kryetari i SHBA ve Xho Bajden shpalli gjendjen e katastrofës në Kentaki me çka këtij qyteti i  mundësohet ndihmë shtesë federale. (Flutura Latifi, TVM2)