Maqedoni

Shkup, 111 kundërvajtje në komunikacion

14.12.2021 09:05

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 111 masa....

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë kontrolleve të përforcuara rrugore në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 111 masa.
 
21 sanksione janë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 8 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe 17 kundërvajtje për këmbësorë.
 
Gjithashtu janë vendosur edhe 6 masa për përdorim të celularit, 3 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara dhe 28 për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.