Maqedoni

Parashikimi i motit

14.12.2021 09:21

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe të ftohtë....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe të ftohtë. Në mëngjes në juglindje do të ketë reshje lokale të dëborës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4°C deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 1°C deri në 6°C.
 
Në Shkup mot  kryesisht me vranësira dhe ftohtë me erë veriperëndimore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 6°C.
 
Në Kodër të Diellit, në mëngjes, u regjistrua temperatura minus shtatë gradë Celsius dhe borë me trashësi më të lartë se 75 centimetra. Në Mavrovë janë regjistruar -4 gradë, -3 në Krushevë, -1 në Prilep, Berovë, Dibër dhe Vinicë, 0 në Tetovë, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Pretor, 1 gradë në Shtip, Kumanovë dhe Kriva Pallankë dhe dy në Shkup, Dojran, Demir Kapi, ndërsa 4 gradë në Gjevgjeli.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ftohtë, si dhe do të fryjë erë e përforcuar.