Maqedoni

Aksidenti i autobusit në Bullgari, Sarafov: Hetimet po shkojnë drejtë përfundimit

14.12.2021 10:43

Hetimet për fatkeqësinë e autobusit të Besa Trans në Struma të Bullgarisë në të cilën humbën jetën 45 persona...

Hetimet për fatkeqësinë e autobusit të Besa Trans në Struma të Bullgarisë në të cilën humbën jetën 45 persona po shkon drejtë përfundimit, njofton televizioni Bullgar.

Priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore, teknike dhe të zjarrfikësve. Atom und të jenë gati para 25 dhjetorit, ka deklaruar shefi i shërbimit bullgar të hetimit, Borisllav Sarafov.  sipas tij të dhënat aktuale flasin se shpejtësia e autobusit ka qenë jo adekuate me kushtet e rrugës, ndërsa rruga ka qenë me lagështi pasi kishte reshje.

"Mendoj se ka vozitur mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e një vozitësi profesionist të autobusit janë më të larta se për çfarëdo shoferi tjetër", ka thënë Saafov.

Sipas tij nuk ka pasur lidhshmëri mes fatkeqësisë, sinjalizimit rrugorë dhe shenjave. Ai thotë se mund të kenë ndikuar por vozitësi patjetër të ishte më i kujdesshëm dhe të drejtoj autobusin me shpejtësi adekuate. Megjithatë, Sarafov pranon se sinjalizimi i rrugëve është e dukshme se nuk i plotësojnë kushtet.

Në fatkeqësinë e 23 nëntorit përveç 45 të vdekurve edhe 7 persona mbetën të lënduar.