Maqedoni

MSH: Javën e kaluar 8,1% më pak të infektuar

14.12.2021 11:10

Numri i të infektuarve me Kovid 19 në vend po shkon drejt zvoglimit....

Numri i të infektuarve me Kovid 19 në vend po shkon drejt zvoglimit. Në 7 ditët e kaluara janë regjistruar 2.090 raste infektimesh që është 8,1% më pak në krahasim me një javë më parë. 
 
Poashtu ka shënuar ulje edhe numri i të vdekurve. Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 66 të vdekur që është 2,9% më pak se një javë më parë, bën të ditur ministria e shëndetësisë. Sipas raportit javorë numri më I madh I të infektuarve kanë qenë të moshës mbi 60 vjeç, derisa vdekshmëria më e lartë specifike ka qenë te grupmosha 50 deri në 59 vjeç.
 
Aktualisht në trajtim spitalorë në vend ka 427 persona apo 7,4% më pak se një javë më parë. Në raportin e 24 orëve të fundit Minsitria e sëndetësisë dje njoftoi edhe për 8 të vdekur 82 të infektuar dhe 265 pacientë të shëruar. Aktualisht në vend ka edhe 5539 raste aktive.