Petkov kryeministër i ri i Bullgarisë, në Samitin e BE-së Bullgaria veto ndaj RMV-së
Parlamenti bullgar mbrëmë e zgjodhi qeverinë e re me kryeministër, Kirill Petkov....

Parlamenti bullgar mbrëmë e zgjodhi qeverinë e re me kryeministër, Kirill Petkov, i cili do të marrë pjesë në samitin e sotëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, ku do të mbështesë fillimin e bisedimeve për Shqipërinë por jo edhe për Maqedoninë e Veriut me BE-në.
Në marrëveshjen e koalicionit sa i përket politikës së jashtme bullgare thuhet se Qeveria e re do ta mbajë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Në dokument thuhet se marrëdhëniet do të ndërtohen në frymë konstruktive. Hapi i parë është të aktivizohet komisioni bilateral i punës i paraparë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë nëpërmjet kalendarit për takime mujore. Është planifikuar të formohen grupe të punës. Një hap tjetër është rritja e bashkëpunimit në sferën e transportit, përfshi edhe lidhjen ajrore direkte Sofje-Shkup. Ndërtimi i korridorit 8, përkrahje financiare për lidhjen hekurudhore.
Parashihet edhe rritja e bashkëpunimit në sferën e shkencës dhe kulturës. Parashihet komisioni i përbashkët multi-disciplinare i ekspertëve për çështjet historike dhe arsimore. Po ashtu kërkohet njohja e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe shkëmbimi i dokumenteve arkivore nga viti 1944-1991 me qëllim të rehabilitimit të viktimave të represionit.
Osmani: Bllokada e integrimeve krijon mosbesim në rajon
