Maqedoni
Sh. F. “Dituria” në Likovë, 9.5 milion denarë për efikasitet energjetik
14.12.2021 13:21
Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor...

Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, tash e një kohë po punohet në rikonstruimin e objektit të Sh. F. “Dituria” në fshatin Likovë. Me këtë investim prej 9.5 milion denarësh pritet të përmirësohet dukshëm efikasiteti energjetik i shkollës.
“Me investimin prej 9.5 milionë denarë sigurohet efikasitet energjetik të këtij objekti dhe gjithashtu objekti i është nënshtruar një rikonstruimi të brendshëm të shkollës në pjesët më kritike, me çka do të sigurohet infrastrukturë shkollore më e sigurt dhe më cilësore për nxënësit. Paralelisht me këtë po punojmë edhe në avancimin e programeve. Pashë se procesi i digjitalizimit edhe në këtë shkollë po realizohet pa pengesa, nxënësit kanë qasje si në pajisjet por edhe tek tabelat digjitale, që flet se procesi i transformimit dhe digjitalizimit të arsimit fillor po rrjedh njëjtë në të gjitha komunat në tërë territorin e vendit.”,- u shpreh ministrja e arsimit, Milla Carosvka.
“Me këtë investim do t’iu mundësohet të gjithë personelit shkollor, të gjithë nxënësve, që të kenë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, sigurisht se do të vazhdojmë bashkërisht me pushtetin qendror, me qeverinë e RMV-së, që të ndryshojmë infrastrukturën shkollore për kushte sa më të mira dhe sa më efikase për një proces edukativo-arsimor.”,- tha kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Sh. F. “Dituria” në fshatin Likovë numëron 260 nxënës.
FATLUM AQIFI
