Maqedoni

Qeveria vendosi: Ngrijnë edhe çmimet e orizit, vezëve e makaronave

14.12.2021 15:00

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria solli vendim për zgjerimin e listës së produkteve ushqimore...

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria solli vendim për zgjerimin e listës së produkteve ushqimore me çmime “të ngrira”, edhe me tri produkte bazë: orizin, vezët dhe makaronat.
 
“Ky vendim synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore të cilat përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës dhe parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme të tregut dhe eliminimin e pasojave të dëmshme nga çrregullimet e tregut në drejtim të furnizimit të popullatës me produkte ushqimore bazë.”,- thuhet në vendim.
 
Përjashtohen edhe çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021. Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.