Propozim buxheti për 2022, buxheti ndan në qëndrime pushtetin dhe opozitën

14.12.2021 16:06

Deputetët në kuvend kanë vazhduar me debatin....

Deputetët në kuvend kanë vazhduar me debatin lidhur me Projekt-buxhetin për vitin 2022 të cilin përfaqësuesit e mazhorancës e cilësojnë zhvillimorë dhe progresiv.

Sipas tyre, hartimi i buxhetit nuk është ideal por i projektuar për ta përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve në kohë të krizës energjetike dhe shëndetësore. 

“Buxhet i mirë, buxhet jo-ideal, por mbi të gjitha synon përmirësimin e jetës së përditshme të çdo qytetari, sepse të gjithë e dimë se po përballemi me një krizë energjetike dhe shëndetësore që në radhë të parë sfidon funksionimin e qytetarëve dhe pikërisht në këtë drejtim është i hartuar më i lehtë për të kaluar qytetarët këtë periudhë.”,- tha Darko Kajevski nga LSDM.

Por, nga VMRO-DPMNE për Projekt buxhetin e vitit 2022 e mendojnë të kundërtën.

“Po jetojmë në shtet ku kemi shpallur tre gjendje krize dy ditë më parë në këtë parlament, krizën me migrantë, shëndetësore dhe energjetike. Gjithë shtetin e keni në krizë përveç qeverise e cila trumbeton se është progresive. Një të ngrihej dhe  të thoshte tre gjëra që nuk bëjnë por gjithçka është në rregull dhe mirë.”,- theksoi Ljupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE.

Sipas deputetes së ASh-së, Artina Qazimi, ekonomia e vendit karakterizohet me performancë të pamjaftueshme zhvillimore.

“Në normë mesatare prej 3% është i pamundur përmirësimi serioz i standardit jetësor të qytetarëve. Arsyet e rritjes të pamjaftueshmërisë janë të shumta, reformat strukturore zhvillohen shumë ngadalë madje në masë të pamjaftueshme për shkak të kalkulimeve politike të qeverisë dhe implikimeve sociale.”,- u shpreh Artina Qazimi nga ASh.

Debati për Projekt-buxhetin e vitit 2022 në seancë plenare ka filluar të premten dhe zgjat 5 ditë. (Naim Ramadani, TVM2)