Maqedoni
Kovid-19, numri i infektimeve dhe viktimave - në rënie
14.12.2021 16:23
Sipas një analize javore të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve me virusin Korona është në rënie...

Sipas një analize javore të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve me virusin Korona është në rënie. Në shtatë ditët e fundit, numri i rasteve pozitive është 8.1% më i ulët, me një rënie të vdekjeve dhe riinfeksioneve.
76% që kanë ndërruar jetë kishin komorbilitet, me diabet, sëmundjet kardiovaskulare dhe të mushkërive. Interesi për vaksinim sa vjen e rritet, qytetarët marrin edhe dozë të tretë për t'u mbrojtur nga llojet e viruseve të reja.
“Unë jam vaksinuar tashmë, vajza ime tani është vaksinuar me një dozë të dytë të Fajzerit.”,- tha një qytetar.
“E kalova virusin në mars të këtij viti, më pas në prill u vaksinova me dozën e parë dhe në maj me të dytën.”,- u shpreh një qytetar.
“Doza e tretë. Doza e parë ishte në mars dhe qershor në Serbi.”- theksoi një qytetar.
“Kisha pak temperaturë, nuk ishte e frikshme.”,- deklaroi një qytetar.
51 për qind e popullsisë mbi 18 vjeç janë vaksinuar me një dozë dhe rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme kanë marrë dy doza. Me dy doza janë vaksinuar plotësisht 815 mijë qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 80 mijë persona. Doza përforcuese, sipas mjekëve, mbron edhe nga lloji i ri Omicron, i cili deri më tani nuk është identifikuar në vend.
“Studime të mëtejshme kanë treguar se doza e tretë mbron nga sojet e tjera, gjithashtu dhe nga Omikroni.”,- tha dr. Daniela Nikollovska nga Poliklinika "Bukuresht".
Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 26 parainfektime, me një rënie prej 35% krahasuar me javën e kaluar.
SEDAT SELIMI
