Maqedoni

Bruksel, Samiti për Punë të Përgjithshme të BE–së, inkurajohet nisja e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë

14.12.2021 16:40

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor një ndër çështjet e takimit të fundit...

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor një ndër çështjet e takimit të fundit për këtë vit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE–së që po mbahet në Bruksel.
 
Ministrat e vendeve të BE-së optimist për marrjen e vendimeve konkrete në favor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në takimin e liderëve të enjten dhe të premten.
 
Kërkojnë mbajtjen e takimeve të para ndërqeveritare. Ministrja gjermane për Europë, Ana Lirman, vlerësoi pozitivisht vullnetin bullgar për zgjidhjen e kontestit.
 
“Për mua është me rëndësi që sa më shpejtë të hapen dy konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë jam e kënaqur me lajmet nga Bullgaria se tani janë të hapur për bisedime që të vazhdojë dialogu.”,- tha ministrja gjermane për Europë, Ana Lirman.
 
Propozimi  bullgar për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës nga pakoja e përbashkët e anëtarësimit nuk morri mbështetjen e ministrave të vendeve anëtare të Europës. Ata inkurajojnë Bullgarinë në zhbllokojë procesin.
 
“Inkurajojmë Bullgarinë të zgjidh kontestit dypalësh me Maqedoninë e Veriut.”,- u shpreh ministrja e punëve të jashtme të Estonisë, Marie Limets.
 
“Duam të jepet nxitje për procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve dhe të jepet shpresë qytetarëve të tyre.”,- theksoi ministri për çështje europiane të Irlandës, Tomas Burn.
 
“Ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë për procesin e zgjerimit, dhe kuptohet duhet të bëjmë hapin e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të mbështesim bisedimet drejt anëtarësimit të tyre.”,- u shpreh ministrja finlandeze për Europë, Tuti Tupuren.
 
Bullgaria bllokoi integrimin e Maqedonisë së Veriut vitin e shkuar nga qeveria e Bojko Borisovit si pasojë e kontestit historik midis dy vendeve. Ndërkohë që gjetja e zgjidhjes u stërzgjat si pasojë e dy qeverive teknike në dy cikle zgjedhore.
 
MERAL ISMAILI