LSDM në takim me partnerët e koalicionit, PLD dhe LD mbeten në qeveri, presin bashkëpunim
Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski....

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministri aktual, Zoran Zaev, i filluan takimet ndaras me partnerët e koalicionit. Janë duke u njoftuar dhe konsultuar për mënyrën e funksionimit të qeverisë dhe bashkëpunimit mes partnereve të koalicionit, ndërsa në tryezë është edhe programi i ri qeveritar dhe ekipimet kuadrovike të ministrive dhe institucioneve.
Pas takimit, PLD dhe Lidhja Demokratike informuan se mbeten në Qeveri, ndërsa nga Kovaçevski presin bashkëpunim të ngushtë për të realizuar “Agjendën e Gjelbër”, reformat në gjyqësor, për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë dhe për të bërë vendin një njësi zgjedhore.
Por, kështu nuk mendon opozita maqedonase. VMRO-DPMNE kërkon BDI të prononcohet pro zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa Kovaçevski sa më parë t’i shpall ato.
“Presim Kovaçevski të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të shpall zgjedhje të parakohshme, pasi që kjo Qeveri nuk ka legjitimim për të vazhduar, ndërsa BDI e ka radhën të përgjigjet se pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”,- deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM ripërsëriten qëndrimin e tyre të mëparshëm se VMRO-DPMNE mbetet vendnumëro, parti e pareformuar e cila nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve. Parti e cila ka mbetur në të kaluarën dhe që tenton të riciklojë kuadrot nga regjimi i kaluar. (Rexhep Qamili, TVM2)
