EMV dorëzon ofertë te EVN Home – çmimi për MW është 13,6 për qind më i lartë se i këtij viti
Për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, EMV ka ofruar energji elektrike...

Për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, EMV ka ofruar energji elektrike me çmim prej 41 euro për megavat orë, që është 13,6 për qind më shumë se çmimi me të cilin shitet tani, njoftoi EVN Home pas përfundimit të tenderit.
Çmimi i energjisë elektrike nga EMV merr pjesë në çmimin përfundimtar me mbi 40 për qind. Formimi i çmimit përfundimtar përfshin kostot e EVN Home dhe Elektrodistribucija - filialet e EVN - Maqedoni, Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike, MEPSO, si dhe çmimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.
Tenderi është shpallur për periudhën janar - qershor, ndërsa përllogaritjet përfundimtare se sa do të paguajnë amvisëritë dhe furnizuesit e vegjël, duhet t'i thotë Komisioni Rregullativ i Energjisë. Sipas njoftimeve të mëparshme nga Qeveria, rryma nuk duhet të shtrenjtohet për më shumë se 10 për qind.
EMV do të furnizojë plotësisht EVN Home si furnizues universal me energji elektrike, edhe pse obligimi ligjor për vitin 2022 është 60 për qind furnizim.
Ky është një lajm i mirë sepse energjia elektrike në tregun e hapur është shumë më e shtrenjtë.
