Maqedoni

Covid-19, 10 viktima e 353 raste të reja në 24 orë

14.12.2021 18:23

Është 10 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit. 3 prej viktimave janë nga Shkupi dhe nga një viktimë

Është 10 numri i fataliteteve Covid në 24 orët e fundit. 3 prej viktimave janë nga Shkupi dhe nga një viktimë u regjistrua në Kavadar, Koçan, Kumanovë, Strumicë, Tetovë, Veles dhe Ohër. Të gjithë kanë vdekur në spital.
 
4 viktimë janë regjistruar edhe nga “Termini im”, me diagnozë Covid nga data 19 nëntor deri më 7 dhjetor. 
 
Ndërkohë, nga 3.162 testime, janë regjistruar 353 raste të reja pozitive. Kryeson sërish Shkupi me 174 raste. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 450 pacientë të shëruar.
 
Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 5.428.