Maqedoni

Këshilli miratoi konkluzionet mbi zgjerimin, s’ka datë për RMV- në dhe Shqipërinë këtë vit

14.12.2021 21:33

Nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negocitave...

Nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë  për nisjen e negocitave, por vetëm miratim të konkluzave për zgjerimin e unionit.
 
Pas mbledhjes së këshillit, përfaqësuesit e BE-së e quajtën sukses këtë arritje, ndërkaq theksuan se për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën nevojitet miratimi i kornizës negociuese, për të cilën shpresojnë të gjendet kompromis, duke u mbështetur në qeverinë e re bullgare për të zhbllokuar procesin eurointegrues.
 
“Definitivisht do ta quaja ditën e sotme si sukses sepse me të vërtetë u demostrua kompromisi shpirtëror dhe bashkëpunimi lojal mes shteteve anëtare dhe kjo është ajo që mund të arrihej sot. Disa hapa  që fillimisht i menduam nuk janë të realizueshme sivjet dhe shumë prejt tyre nuk gjenden në konkluza. E dimë se për fillimin e bisedimeve na duhet implementimi i kornizës dhe është proces që duhet  nisur sa më shpejt dhe pasi kemi qeveri të re në Bullgari, jemi optimist se do të jetë e mundshme të vazhdohet sa më shpejt në rrugën ku është ngecur”, u shpreh sekretari shtetëror slloven Gashper Dovzhan. 
 
Sekretari shtetëror slloven: Tani duhet punuar në kornizën negociuese
 
“Ishte kryevepër e mundësisë evropiane të bëjë kompromis nën frymën e bashkëpunimit lojal”, theksoi nënkryetarja e komisionit Vera Juorova.
 
Gjatë samitit, shumica e  vendeve anëtarëve të BE-së përkrahën fuqishëm Shqipërinë dhe RMV-në në nisjen e negociatave, ndërkaq presin nga kryeministri i ri bullgar Kiril  Petkov, të jetë më racional në negociatat dypalëshe.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU