Maqedoni
Parashikimi i motit
15.12.2021 09:03
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm..

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm, me periudha me diell dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë lumit Vardar.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4°C deri në 3°C, ndërsa temperatura maksimale do të arrij në 8°C.
Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira, përkohësisht erë e përforcuar veriore. Temperaturat do të lëvizin prej 0°C deri në 6°C.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe e ftohtë. Të premten dhe të shtunën pritet të ketë reshje lokale të shiut.
