Maqedoni

Shkup, sanksionohen 135 shoferë, 32 për parkinm jo të rregulltë

15.12.2021 09:22

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 sanksione.
 
Katërmbëdhjetë gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë gjoba për automjete të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe tridhjetë e dy gjoba për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë.
 
Nga MPB njoftojn se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.