Maqedoni

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë

15.12.2021 09:44

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë...

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski, sot, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai në Prishtinë do të mbajë takime me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani-Sadriu, me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.
 
Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski në Pejë do të vizitojë edhe Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it.