Botë

SHBA, mbi 800 mijë numri i viktimave nga Covid-19

15.12.2021 10:56

Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë në të gjithë botën....

Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë në të gjithë botën.

Sipas autoriteteve shumica e viktimave janë të pavaksinuar ose në moshë të thyer. Gjithashtu më shumë amerikanë kanë humbur jetën gjatë 2021 sesa në 2020. Shqetësues mbetet fakti se numri i viktimave po rritet me ritme të shpejta. SHBA numëron edhe një numër të lartë infektimesh. 
 
Holandë, masa të reja për shkak të Omicron
 
Holanda ndërkohë do të zgjasë kufizimet për shkak të COVID-19 gjatë festave të Krishtlindjeve, që do të thotë mbyllje e hershme e shkollave. Një vaksinë shtesë për të përmirësuar imunitetin kundër variantit omicron do t’u ofrohet të gjithë holandezëve të rritur para fundit të janarit.
 
Masa të tjera, të cilat kanë qenë në fuqi që nga 28 nëntori dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, dhe objekteve të tjera publike nga ora 17:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndalimi i pranisë në ngjarje sportive dhe këshilla për të punuar nga shtëpia sa më shumë, u zgjatën deri më 14 janar. Numri i pacientëve me COVID të shtruar në spital mbeti në nivelin më të lartë këtë vit dhe spitalet në të gjithë vendin u urdhëruan të shtyjnë të gjitha operacionet jo urgjente për shtretërit e lirë në njësitë e kujdesit intensiv.