Maqedoni
Pendarovski viziton Kosovën, pritet me nderime të larta shtetërore
15.12.2021 11:12
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës...

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Pendarovski në Prishtinë u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me nderime të larta shtetërore, pas çka realizoi takim. Presidentët e dy shteteve Pendarovski e Osmani theksuan përkushtimin për përforcimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.
“Bëhet fjalë për dy vende mike të përkushtuara në përfircimin e bashkëpunimit bilateral në të gjiha fushat. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë partnerë të rëndësishëm tregtar. Para pak kohësh u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverive të të dy shteteve në Shkup ku janë nënshkruzar 11 marrëveshje bilateral. Pres që realizimi I tyre të nënkuptojë përparim të lidhjeve ekonomike dhe fitime konkrete në interest ë qytetarëve tanë. Sa I përket politikës së jashtme kemi qëllime të përbashkëta strategjike. Maqedoninë e Veriut I mbështet aspiratat evroatlantike të Kosovës dhe në këtë kontekst jemi në dispozicion që ti tregojmë përvojat tona sin ë rrugën drejt Bashkimit Evropian ashtu edhe në raport me aspiratat për integrim në NATO.”, tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
