Maqedoni

Besa kërkoi zgjedhje të parakohshme, RMV nuk mori datë

15.12.2021 11:37

Edhe Lëvizja BESA u bën thirrje partive në pushtet që t'i hapin rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi Maqedonia e Veriut...

Edhe Lëvizja BESA u bën thirrje partive në pushtet që t'i hapin rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për hapjen e negociatave me BE-në.
 
Sipas kësaj parte qeveria është delegjitimuar dhe se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen menjëherë në Maqedoni. 
 
“Data...integrimet...BE...procesi po na mashtronte me parrulla boshe dhe në fakt ishte për të detyruar mbijetesën e qeverisë deri në momentin e fundit. “Nuk ka datë – qeveria është delegjitimuar, pra zgjedhje të parakohshme një ditë më parë, përndryshe vetëm mund të na çojnë në humnerë.”, thonë nga Lëvizja Besa.