Maqedoni

Qeveria do të blejë gjysmë milion vaksina “Fajzer”

15.12.2021 12:01

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi informacionin për blerjen e vaksinave kundër KOVID-19 për vitin 2022....

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi informacionin për blerjen e vaksinave kundër KOVID-19 për vitin 2022.
 
Është konfirmuar nevoja e furnizimit të 500.000 dozave të vaksinës nga prodhuesi “Fajzer”, në të cilat  do të përfshihen edhe dozat pediatrike në sasi prej 1 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve në vend të moshës prej 5 deri në 12 vjet, gjegjësisht rreth 10.000 doza.
 
“Sipas informacionit dozat për të rritur do të fillojnë të dorëzohen nga muaji maj, ndërsa dozat pediatrike  në tremujorin e parë të vitit 2022. Sasia e përgjithshme duhet të dorëzohet deri në dhjetor të vitit 2022”, njoftuan nga Qeveria.
 
Sipas informatave të fundit, në shtet është vaksinuar 48 për qind e popullsisë së rritur. Kompetentët apelojnë për vaksinim më masiv, sepse, siç potencojnë, vetëm ashtu mund të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të koronavirusit. Në shtet ende nuk është regjistruar  asnjë rast i infektimit me llojin Omikron dhe ende është dominues lloji delta.