Botë
Hong Kong, zjarr në qendrën botërore të tregtisë
15.12.2021 12:22
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong-Kong. Qindra njerëz u bllokuan në Qendrën Tregtare Botërore....

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta në Hong-Kong. Qindra njerëz u bllokuan në Qendrën Tregtare Botërore, pasi një zjarr shpërtheu në kompleksin tregtar 39-katësh.
Më pas të gjithë arritën të evakuohen. Sipas mediave lokale që përcjellin hetimin paraprak të policisë, zjarri shpërtheu brenda një dhome me metra në katin e parë të Qendrës Botërore të Tregtisë e u përhap më pas në skelat në pjesën e jashtme të ndërtesës ku po zhvilloheshin punimet e rinovimit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në ndërtesë.
