Maqedoni
Pendarovski: Mbështesim çdo zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë
15.12.2021 12:39
Presidenti, Stevo Pendarovski, në vizitën e tij në Kosovë deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova...

Presidenti, Stevo Pendarovski, në vizitën e tij në Kosovë deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, kanë bashkëpunim të mirë mes tyre dhe janë të përkushtuar që ta avancojnë këtë bashkëpunim. Përkujtoi se bashkëpunim rajonal është shumë i rëndësishëm.
“Jemi të gatshëm që të vazhdojmë të kontribuojmë aktivisht që të kemi një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim aderimin e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale”, deklaroi Pendarovski.
Me homologen e tij, Vjosa Osmani, kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti Pendarovski se është i vetëdijshëm se ky proces është shumë i komplikuar, e sipas tij RMV është përkrahës i fuqishëm i zgjidhjes përmes dialogut.
“Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciprocikisht që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do ta rrezikojë sigurinë e shteteve fqinje”, u shpreh Pendarovski.
