Botë

Omicron shpërndahet shumë shpejt, pritet të jetë varianti dominues në Europë

15.12.2021 13:19

Varianti i ri i virusit Korona - Omicron mund të bëhet dominues në Evropë nga muaji i ardhshëm....

Varianti i ri i virusit Korona - Omicron mund të bëhet dominues në Evropë nga muaji i ardhshëm, megjithatë blloku i 27 vendeve ka vaksina të bollshme për ta luftuar pandeminë.
 
"Shohim që rastet e COVID-19 janë rritur me shpejtësi në Europë. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh se kjo rritje e lartë e infeksioneve të reja është për shkak të variantit Delta. Ajo që më shqetëson është se po shohim edhe variantin e ri Omicron në horizont i cili është edhe më ngjitës. Nëse shikoni kohën kur infeksionet e reja dyfishohen kjo ndodh brenda dy deri në tre ditë, dhe kjo është shumë e shpejt. Hulumtimet tregojnë se duhet të llogarisim faktin se Omicron do të jetë varianti i ri dominues në Evropë nga mesi i janarit.",- tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
 
Nga OBSH theksojnë se Omicron po përhapet me një ritëm të shumë të shpejtë dhe do të mbingarkojë përsëri sistemet shëndetësore. Kreu i OBSh-së thekson se duhet të ndihmohen vendet më pak të zhvilluara në këtë luftë. 
 
“Vetëm vaksinat nuk mund të nxjerrin vendet nga kjo krizë. Ato duhet të parandalojnë përhapjen e Omicronit me masa që funksionojnë sot. Nuk është vaksinat në vend të maskave. Nuk janë vaksina në vend të distancimit, nuk janë vaksina në vend të ventilimit ose higjienës së duarve. Vaksinat janë mjete që kanë ndikimin më të madh kur përdoren për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara.”,- theksoi kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
 
Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës. Në nivel global nga virusi korona deri më tani kanë vdekur mbi 5 milion njerëz.

LEUNORA KALIQI