Maqedoni

Kuvend, zhvillohet debati për propozim buxhetin për 2022

15.12.2021 14:52

Buxhet zhvillimor me investime kapitale më të larta se deficiti, duke i drejtuar paratë sipas politikave që do të kenë efekt më të madh te qytetarët...

Buxhet zhvillimor me investime kapitale më të larta se deficiti, duke i drejtuar paratë sipas politikave që do të kenë efekt më të madh te qytetarët, vlerësojnë deputetët e mazhorancës në Kuvend ku po debatohet Projekt-buxheti për vitin 2022.
 
“Në vitin 2022, investimet kapitale do të jenë më të larta se deficiti buxhetor. Kemi investimeve kapitale më të mëdhase shpenzimet total buxhetore. Për sa i përket konsolidimit fiskal, do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave buxhetore përmes masave për uljen e ekonomisë së zezë, masave për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin dhe dixhitalizimin e përshpejtuar të shërbimeve publike. Reduktimin dhe ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore duke shkurtuar shpenzimet jo prioritare jo thelbësore dhe mbështetje më të madhe për sektorit privat.”,- tha Lidija Tasevska nga LSDM.
 
Por nga VMRO-DPMNE këmbëngulin se Projekt buxheti për vitin 2022 është historikisht më i larti dhe më jozhvillimorë deri më tani. 
 
“Ky buxhet parashikon shifra të hedhura nga dora, ju parashikoni rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 4.6% ndërsa asnjëherë derisa jeni në pushtet nuk keni tejkaluar rritjen e prodhimit të brendshëm bruto prej 4%. Ju parashikoni që shpenzimet kapitale të jenë më të mëdha se deficiti buxhetor, por deri më tani nuk keni arritur të realizoni as 300 milionë euro të parashikuara nga buxhetet e mëparshme. Ju keni një realizim maksimumi 60% dhe tani parashikoni që do të realizoni 615 milionë euro.”,- u shpreh Jovan Juleski nga VMRO-DPMNE.
 
Debati për Projekt-buxhetin e vitit 2022 që ka filluar të premten po zhvillohet në seancë plenare dhe zgjat 5 ditë. 


NAIM RAMADANI