Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë: Stacionet policore pa ujë, vetë e pastrojnë borën
15.12.2021 15:11
Disa stacione policore në pjesën perëndimore të RMV-së prej vitesh nuk kanë energji elektrike dhe ujë....

Disa stacione policore në pjesën perëndimore të RMV-së prej vitesh nuk kanë energji elektrike dhe ujë. Këtë dimër është vështirësuar edhe rruga për shkak së në këto zona bora kishte arritur 50 centimetra, kurse policët janë detyruar që vetë ta largojnë borën për të shkuar në punë, thonë nga Sindikata të Pavarur e Policisë.
“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të ndodhë që të mos shpallet një tender dhe të mos tentohet të sigurohen makineri të caktuara që pastrojnë rrugët në të gjithë vendin, për ta bërë këtë edhe në pjesën e këtyre stacioneve policore, ku përveç banorët që jetojnë në këto fshatra të caktuara, kanë stacione zyrtare policore që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Brendshme.”,- deklaroi kryetari i SPP-së, Goce Dellçev.
Ai kërkon dhe insiston që strukturuar të caktuar policore dhe Ministra e Brendshme të kenë kujdes, sepse ata punonjës policor do t'i nevojiten shtetit.
SEDAT SELIMI
