SHBA sanksione të reja Rusisë
Presidenti amerikan Barak Obama ka urdhëruar ndalimin e eksportit të mallrave, teknologjisë ose shërbimeve te tjera për Krimenë......

Urdhëri i ri ekzekutiv amerikan gjithashtu vendosi sanksione të reja mbi individët dhe kompanitë ruse dhe ukrainase.
Sipas kreut të Uashingtonit, ky veprim tregon se SHBA kurrë nuk do të pranojë aneksimin që Rusia po i bën Krimesë. Javën që kaloi, edhe Bashkimi Europian miratoi masa të ngjashme ashtu sikurse edhe Kanadaja vendosi sanksionet saj për Krimenë ditën e premte.
Masat e reja përfshijnë edhe sanksione mbi 24 individë të Ukrainës dhe Rusisë të cilët mendohen të kenë destabilizuar Ukrainën. Këta individë mendohen të kenë humbur miliona dollarë nga llogaritë e tyre bankare në vetëm 24 orë.
Po ashtu të gjitha investimet në Krime janë të ndaluara, siç është edhe pjesëmarrja në eksplorimin e rusëve për naftë dhe gaz natyror në Detin e Zi. Por Rusia i ka hedhur poshtë sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar si të kota dhe ka argumentuar se ka të drejtë historike në gadishullin e Krimesë.
Ministria e jashtme e Rusisë sot ka deklaruar se sanksionet e reja nuk do ta detyrojnë Rusinë që të tërhiqet nga Krimeja, derisa është “pjesë integrale dhe historike e Rusisë”.
