Maqedoni

Protokollet anti-Covid në shkolla, Carovska: Jo lëshime me shëndetin e fëmijëve

15.12.2021 16:24

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, thotë se një shtet funksional është ai që kujdeset për shëndetin e qytetarëve të tij....

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, thotë se një shtet funksional është ai që kujdeset për shëndetin e qytetarëve të tij. E kur bëhet fjalë për shëndetin sidomos të fëmijëve, Carovska thotë se nuk bëhen kompromise e duhen dëgjuar ekspertët. Thotë se shkollat zbatojnë protokollet anti-Kovid e këtu nuk bëhen lëshime për askënd.
 
“Për masa shëndetësore dhe parandaluese duhet t’i dëgjojmë ata që janë më të përgjegjshmit dhe ata që kanë më shumë dituri për këtë çështje. Ata janë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë. Rekomandimet dhe protokollet Ministria e Arsimit i bën së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe i respekton në përpikëri, me qëllim të mbrojtjes të interesit të nxënësve dhe paralelisht me këtë mbrojtjen e shëndetit publik. Ne nuk bëjmë lëshime në mbrojtjen e shëndetit publik, që është detyrimi ynë kryesor.”,- deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska.