Maqedoni
MPB: Gjeneratë e re e kriminalistëve të diplomuar
15.12.2021 16:43
Në Fakultetin e Sigurisë në Shkup u promovua gjenerata e re kriminalistëve të diplomuar....

Në Fakultetin e Sigurisë në Shkup u promovua gjenerata e re kriminalistëve të diplomuar. 70 studentët е diplomuar në kësaj dege me sukses të shkëlqyer janë gati në çdo moment për të filluar me punë.
“Fakulteti i sigurisë po krijon staf profesional që pas shumë vështirësive menjëherë të punësohet dhe të kyçet në aktivitet e rregullta të MPB-së. Dhe në këtë periudhë jemi të lumtur që teoria dhe praktika duhet patjetër të shkojnë bashkërisht që të arrijmë sa më shumë suksese në profesionalizmin e punës së MPB-së dhe të Fakultetit për Siguri.”,- deklaroi dekani i fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.
Spasovski premton punësime: 100 vende për kriminalistë të rinj në 2022
Numri “një” i policisë, Oliver Spasovski, duke uruar diplomimin e studentëve të kësaj gjenerate, paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të hapen konkurse për punësimin e rreth 100 punësimeve të reja, vende të cilat janë zbrazur për shkak të pensionimin e kolegëve, tha Spasovski.
“2021 dhe 2022 janë vite që një pjesë e madhe e kolegëve po shkojnë në pension, që do të thotë se janë vite ku do të hapen shumë vende të reja të punës dhe për këtë arsye paralajmërova se gjatë vitit 2022 do të ketë shpallje për punësimin e kriminalistëve të rinj dhe unë besoj se në ato konkurse do të paraqiten edhe studentët e kësaj gjenerate të diplomuar dhe të jenë pjesë e MPB-së.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
I pyetur deri ku është procedura për sigurimin e uniformave dygjuhësore të MPB-së, Spasovski pa përgjigje konkrete. Tha vetëm se procedura është në procedim e sipër dhe kur do të përfundojë e njëjta do të informojmë opinionin.
REXHEP QAMILI
