“Bardhësia e Sharrit – Bukuria e Sharrit”, nis sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

15.12.2021 17:22

Nën moton “Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit”....

Nën moton “Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit”, është hapur sezoni turistik në Kodrën e Diellit. Risitë e këtij sezoni do të jetë skijimi i natës i cili tashmë nuk do jetë jo vetëm në pistën e skijimit “Teteks”, por edhe në pjesën e quajtur “Aerodrom” kështu që do shtohet në 2 km shtigje për skijim nate.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot edhe zyrtarisht të hapim sezonin turistik në Kodrën e Diellit, sezonin turistik 2021-2022. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë mund dhe shumë punë, por falë Zotit dhe ndihmës së bashkëpunëtorëve ia dolëm mbanë dhe arritëm deri këtu.”,- theksoi drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu.

Në kuadër të sezonit dimëror u inauguruar edhe Parkun Kombëtar. Ministri i Mjedisit, Nuredini, dhe drejtori, Ibrahimi Dehari, thanë se me shpalljen e Malit Sharr - Park Kombëtar do përfitojnë kryesisht banorët e kësaj ane.

“Sot kam kënaqësinë e veçantë të hapë këtë ngjarje “Bardhësia e Sharrit -  Bukuri e Sharrit”, si dhe shënojmë shpalljen e suksesshëm të Parkut të ri Kombëtar - Mali Sharr. Dhe për here të parë hapim sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit si qendër e skijimit në kuadër të tij.”,- tha ministri i MJPH-së, Naser Nuredini.

“Ky projekt i madh u realizua pas një debati publik dhe kontributit të ekspertëve të fushës si dhe bashkëpunimit të Qeverisë sonë, Ministrisë së Ekologjisë, e institucioneve si universitetet, shoqatat e ndryshme malore, bjeshkatare, gjuetare e të tjera.”,- theksoi drejtori i Parkut Kombëtar - Mali Sharr, Ibrahim Dehari.

Këto dy ditë, skijimi dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikut në Qendrën e Skijimit do të jenë falas për të gjithë vizitorët. (Visar Sadiki, TVM2)