Maqedoni
Krijohen kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor për qytetarët e RMV-së, Shqipërisë dhe Serbisë
15.12.2021 17:35
Qeveria miratoi tekstin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës...

Qeveria miratoi tekstin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, kjo marrëveshje do t’u mundësojë qytetarëve të këtyre tre vendeve të lëvizin dhe të punojnë lirshëm në secilën prej tyre.
Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor është rezultat i nismës “Ballkani i Hapur”.
