Maqedoni

Konkluzat e miratuara në samit, Nuhiu: BE s’nxorri fajtorin kush bllokon

15.12.2021 18:04

Konkluzat e miratuara në Këshillin për Punë të Përgjithshme lidhur me zgjerimin e BE-së...

Konkluzat e miratuara në Këshillin për Punë të Përgjithshme lidhur me zgjerimin e BE-së janë për t’u përshëndetur me një aspekt, tha në  "Argument" në TVM 2  politikologu, Qani Nesimi.
 
Sipas tij, fakti që nuk u përmend direkt shteti që bllokoi dhënien e dates për bisedime, le të kuptohet se BE është pro politikës së zgjerimit, por që të miratohet korniza negociuese duhet consensus dhe angazhim tjetër.
 
“Nuk u bë publike nëse ka venduar veto formale Bullgaria apo  kushtimisht thënë pas perdeve është bërë diçka e tillë nuk përmendet, edhe mirë që nuk përmendet pasi këto situata mund të përkeqësojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve, elektrizohet opinioni dhe mirë që përdoret një gjuhë më elegante ,sikurse lihet në një qosh kjo që në mënyrë implicite lë të kuptohet se pse nuk merret data për mbajtjen e mbedhjes ndërqeveritare më KE-së.”,- tha politikologu, Qani Nuhiu.
 
Jashari: BE e lodhur nga zgjerimi, Bullgaria aktor
 
Profesori universitar, Hasan Jashari, e sheh nga një këndvështrim tjetër situatën. Thotë se në union kohëve të fundit gjithmonë del një anëtarë që pengon zgjerimin, ndërsa  Bullagria është vetëm një paraqitje në skenike e pas saj fshihet “ lodhja nga zgjerimi”.
 
“Bullgaria është vetëm një pasojë e shumë shkaqeve të tjera që e ngulfatin procesin integrues, jo vetëm për RMV-në por edhe për vendet tjera të Ballkanit. Pyetja bëhet? Kur RMV ka disa vite problem me Bullagrinë atëherë pse nuk i hapet rruga Shqipërisë? Këto janë ca implikime që na bëjnë të mendojmë se kemi të bëjmë me një filozofi politike të re pas Brex-itit, ku BE është i dobësuar, nuk është më ai përparshmi.”,- theksoi profesori universitar, Hasan Jashari.
 
Në takimin e Këshillit për Punë të Përgjithsme  vendet anëtare u dakorduar që zgjerimi të mbetet strategji kryesore e BE-së, duke mos arritur të gjejnë një kompromis për kornizën negociuese për fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë, për të cilën sekretari shtetëror slloven Dovzhan tha se ishte paraparë kjo e fundit të gjendet brenda konkluzave, por nuk u gjet dot një  formulë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU