Covid-19, 8 viktima e 326 raste të reja në 24 orë
15.12.2021 18:13
Është 8 numri i viktimave Covid në 24 orët e fundit...

Është 8 numri i viktimave Covid në 24 orët e fundit në vend. Në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima me diagnozë Kovid nga “Termini im”, që kanë ndërruar jetë nga 25 nëntori deri më 11 dhjetor.
Nga 2.562 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 326 raste të reja, nga të cilat 145 vetëm në Shkup. Janë shëruar edhe 242 pacientë.
Aktualisht vendi numëron 5498 raste aktive me Covid-19.
