Nëna e 7 viktimave e dyshuar për vrasjen

20.12.2014 15:50

Policia australiane ka vënë nën pranga, si të dyshuarën kryesore të masakrës së djeshme nënën e shtatë viktimave....

Gruaja 37 vjeçare, nënë e 7 fëmijëve të vrarë me thikë, iu vunë prangat në spitalin ku kurohej për disa plagë të marra nga thika e saj, nën dyshimin për vrasje.

Policia megjithatë ka deklaruar se deri në qartësimin e fakteve, akuzat nuk do të ngrihet zyrtarisht.

"Ne kemi ekspertë që po kërkojnë për gjurmë ADN-je, si dhe po krijojnë hartën dhe dinamikën e skenës së vrasjes. Po kërkojmë për kohën e krimit, aktet si kanë ndodhur, faktet dhe motivet”, ka deklaruar detektivi policorë Bruno Asnikar. 7 fëmijët e vrarë, të moshës nga 18 muajsh deri në 15 vjeç, ishin të një familjeje, ndërsa fëmija i 8-të ishte mbesa e tyre.