Vaksinimi i fëmijëve, Mehmedoviç: Janë efektive, forcojnë imunitetin
Vaksinat janë të sigurta....

Vaksinat janë të sigurta, nuk duhet të ekzistojë dilema për imunizimin e fëmijëve nga 5 deri në 12 vjeç, sidomos ata që janë më sëmundje kronike, thotë mjeku, Zlate Mehmedoviç.
“Madje edhe doza e rekomanduar për fëmijët 5 deri në 11 vjeç u reduktua në një të tretën, kështu sasiа është shumë e vogël e nxitësve, komponenta që do të futen në trup për të krijuar sistem imunitar efikas te fëmijët. Ajo çfarë është gjetur tregon se është shumë efektive, madje edhe me një sasi të vogël të vaksinës.”,- tha mjeku, Zlate Mehmedoviç.
Shtrëngimi i masave, Mehmedoviç: Afrohen festat, duhen masa shtesë
Shtrëngimi i masave është i domosdoshëm gjatë kësaj periudhe sepse priten tubime masive për shkak të festave të fund vitit. Mundësia për përhapjen e variantit Omicron edhe në vendin tonë është e madhe sepse ky variant shpërndahet shumë më lehtë se llojet tjera të Covid 19, thonë mjekët të cilët presin që periudhë të vështirë me shumë të infektuar
“Do të duhet masa shtese, sidomos në këtë periudhë ku përhapja e virusit është shumë e shpejtë, në veçanti tani që janë paraqitur variante të reja të cila shumë më lehtë përhapen, e kemi fjalën për llojin Omikron, i cili nuk di nëse ka ardhur edhe në vendin tonë, por nuk është për ta neglizhuar edhe variantin Delta, i cili për një kohë shumë të shkurtër, deri në fund të nëntorit, arriti të dominojë në vend. Nëse e marrim parasysh se sa shpejt përhapet nëpër ambiente të mbyllura gjatë sezonit dimërorë, ka shumë të ngjarë që transmetimi i virusit do të jetë shumë më i madh periudhën që vjen.”,- theksoi mjeku, Zlate Mehmedoviç.
Shumë shtete vendosën masa të reja restriktive, ndërsa në vendin tonë e akoma nuk ka asgjë. Politika shëndetësore në RMV është udhëhequr sipas kapacitetit të mbushur të spitaleve, thotë Mehmedoviç, i cili kërkon që sa më shpejt të ndërmerren masat dhe mos të pritet më gjatë, dhe të punohet për parandalimin e përhapjes së virusit. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
