Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ASh kundër një njësie të vetme zgjedhore

15.12.2021 18:52

Teksa janë të njëzëshëm për zgjedhje të parakohshme....

Teksa janë të njëzëshëm për zgjedhje të parakohshme, opozita nuk ka një qëndrim unik sa i përket modelit zgjedhor.

Partnerët më të vegjël të koalicionit të drejtuar nga LSDM kërkojnë një njësi zgjedhore. Aleanca për Shqiptarët është kundër kësaj ideje. Mbetet e hapur për variantet e tjera, përfshirë edhe propozimin që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore.

“Një njësi zgjedhore deri më 15 janar. Jo nuk e besoj. Që të ndryshohet Kodi Zgjedhor duhet konsensus nga të gjitha partitë politike në shtet. Dihet qëndrimi i ASh-së, ne jemi kategorikisht kundër një njësie zgjedhore, i kemi thënë argumentet tona gjithmonë… Ne propozuam që të ketë edhe tetë njësi zgjedhore, ku numri i deputetëve nuk do të zgjidhet në mënyrë, por kjo do të varet nga numri i popullsisë i cili ndryshohet.”,- deklaroi deputeti i ASh-së, Halil Snopçe.