Mot i keq në Strugë, dëmtohen kabllot elektrike në “Elen Kamen”

15.12.2021 19:48

Era e fortë dhe koha me borë e së premtes....

Era e fortë dhe koha me borë e së premtes kanë shkaktuar dëme mëdha në rrjetin elektrik në vendbanimi turistik “Elen Kamen” në Strugë.

Rrymë ka, por me ndërprerje, ndërsa banorët janë të shqetësuar më shumë për kabllot e shkatërruara dhe të pasigurta të rrymës, të cilat mund të shkaktojnë zjarre. Rasti është raportuar disa herë në EVN, por ende nuk ka zgjidhje.

„Kemi probleme me shpërndarjen e energjisë elektrike, nuk është e përhershme, rrjeti është tërësisht i vjetruar, kemi kërkuar mbështetje por nuk e kemi marrë. Apelojmë si komunitet lokal që t'i zgjidhim këto probleme menjëherë, sepse të njëjtat tela arrijnë në dru të thatë dhe mund të shkaktojnë zjarr të madh.”,- tha kryetari i Bashkësisë Lokale, Emil Poposki.

Rruga në vendbanimin e shtrirë në bregun e liqenit të Ohrit me 130 vila është në gjendje katastrofike dhe nuk i përshtatet një vendbanimi turistik. E ndërtuar pesëdhjetë vjet më parë, e tëra është hapur me gropa të mëdha. Banorët i kërkojnë bashkisë që të marrë masa.

“E patë vetë rrugën si është e rrënuar nuk mund të arrihet deri te vendbanimi, makinat janë tërësisht të dëmtuara në këtë rrugë. Në të njëjtën kohë kemi bërë një apel për këtë mur që është në prag të rënies dhe komuna nuk ka interes të bëjë diçka.”,- theksoi kryetari i Bashkësisë Lokale, Emil Poposki.

Ende nuk është pastruar rrëshqitja e madhe e dheut në shkëmb, që ndodhi para dy muajsh e cila ka shkaktuar dëme në rrugën dhe rrjetin e ujësjellësit. Autoritetet nuk kanë marrë ende asnjë masë për riparimin e shkëmbit që varet në rrugën e Radozdës dhe rrezikon të shembet dhe të lëndojë kalimtarë. (Ilmie Zhaku, TVM2)