Po shkrihet akulli me madhësi sa Florida, për 5 vite mund të rrisë nivelin e detit për 25%

15.12.2021 20:32

Ndryshimet klimatike po marrin haraçin e vetë....

E meqë po flasim për motin, borë ka po jo aq sa në të kaluarën. Ndryshimet klimatike po marrin haraçin e vetë. Një copë e madhe e akullit në Antarktik, që konsiderohet kyçe për rritjen e nivelit të detit në nivel global, do të mund të humbte korrën e saj të akullt për “vetëm pesë vite” paralajmërojnë shkencëtarët.

Copa e akullit e njohur si Thuaites në perëndim të Antarktikut nganjëherë njihet edhe si “akulli i apokalipsit”, për shkak të potencialit të madh që të rrit nivelin e detit në momentin që fillon të shkrihet.

Akulli me sipërfaqe prej rreth 119.090 kilometra katrorë, një madhësi afërsisht sa Florida, ka filluar çarje të reja në pjesën lindore, që mban një të tretën e kësaj cope gjigante të akullit shkruan CNBC.

“Nëse pllaka e akullt lundruese copëtohet, shkrirja e Thuaites do të përshpejtohet, ku si pasojë do të mund të kishim rritje të nivelit të detit për afro 25 për qind”, kanë theksuar shkencëtarët – duke rikujtuar se një gjë e tillë mund të ndodhë “brenda pesë viteve”.

Sipas një studimi, një prej copave më të mëdha të akullit që shkrihet shpejtë në Antarktik i paraprinë me 4 për qind rritjes së nivelit të detit në vit.