Osmani: Mesazhet e opozitës, konfuze për qytetarët

15.12.2021 21:12

Në intervistë për TVM, ministri i jashtëm Bujar Osmani....

Në intervistë për TVM, ministri i jashtëm Bujar Osmani, tha se  RMV që 15 vite ka status kandidat në pritje të vendimit përt fillimin e bisedimeve, vendim të cilin e mori në mars të viti të kaluar me consensus  të të gjitha vendeve anëtare.

Pas këtij vendimi fillojnë edhe hapat e radhës. Vendimi u soll, por në stacionin e parë nëse mund ta quaj kështu, Bullgaria vendosi pengesën duke kontestuar dy çështje në vetë kornizën negociuese, gjuhën dhe emrin e shkurtuar të shtetit.

Ka komentuar edhe deklaratat e opozitës.

“Opozita fillimisht paralajmëronte protesta nëse e zgjidhim çështjen, paralajmëronin se ne do nënshkruajmë diçka me Bullgarinë e ata paralajmëronin protesta. Tani paralajmërojnë protesta meqë nuk kemi nënshkruar. Kjo gjë jep mesazhe jo të qarta te qytetarët, krijon konfuzion. Unë mendoj se të gjithë duhet të sillen në mënyrë kontruktive për këtë çështje. Për BE-në kemi kontribuar të gjithë, edhe qeveria e VMRO-DPMNE-së ka  kontribuar që të arrijmë të përmbushim kriteret për fillimin e bisedimeve. Prandaj nuk guxojmë që fillimin e bisedimeve ta ndajmë në merita partiake të cilësdo parti politike, seicili ka vënë një gur në atë kala. Pra mendoj se është një qasje e gabuar. Ne kemi vepruar në mënyrë principiele, duke u bazuar në qëndrimet e Kuvendit, kuptohet edhe për çështje që kanë rëndësi për qytetarët. E përsëris, shoh zhgënjim te qytetarët , por unë njësoj luftoja për gjuhën shqipe edhe në Qeveri, edhe në Kuvend edhe në Komisionin e Venecias, e do ishte e pandershme të sillesha ndryshe kur bëhet fjalë për maqedonishten. E kuptoj nevojën për nisjen e bisedimeve, sepse u zgjat shumë, e duhej të kishin nisur kohë më parë por ne duhet të  kemi kujdes për atë që ka rëndësi për qytetarët dhe cili është pozicioni i tyre” – u shpreh Mnistri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.