Hapet panairi i proektit “Bli shtëpi, bli banesë”

20.12.2014 15:56

Qytetaërt të cilët dëshirojn të arrijn deri te një kulëm mbi kokë, nga sot e deri me 28 dhjetor kanë mundësi që të derejtohen te panairi për projektin qeveritar “ Bli shtëpi, bli banesë” në qendrën tregtare "Ramstor"......

Pikat informative të firmave ndërtimore, bankave dhe kompanive i vizitoi ministëri i Financave Zoran Stavreski. Ai tha se panairi organizohet për së dyti herë, sepse i pari tregoi rezultatet jashtëzakonisht pozitive dhe interes të rritur për projektin.

"Kjo do të jetë shtëpia jonë të cilën e hapim për qytetarët, së bashku me Ministrinë e Financave,bankave dhe të gjitha firmave që shesin banesa nën 900 euro për një metër katrorë ose që ofrojnë shtëpi, t'i japin informacionet që qytetarët të mund të informohen, të konsultohen, të kuptojnë se cilat janë kushtet për blerje të banesës ose ndërtimit të shtëpisë, të shikojnë cilat janë kushtet për kredi dhe sa ndihmë shtetërore në lloj të subvencioneve të pakthyeshme mund të marrin” – tha ministri i Financave, Zoran Stavrevski.

Pjesmarrësit në panair vlersojn se kjo është një mënyrë e mirë për komunikim me konsumatorët i cili duhet të vazhdojë në të ardhmen sepse ato në një vend njihen me të gjithë palët e interesuara në projekt.

Prezantimet e panairit në projektin"Bli shtëpi, bli banesë" në vitin 2015 do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, ku ka të interesuar. (Sanije Kasami, TVM2)