Maqedoni
Meta e nënshkroi marrëveshjen, për kontrolle të përbashkëta kufitare me RMV-në
16.12.2021 13:37
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, njofton se e ka nënshkruar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, njofton se e ka nënshkruar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, për kontrolle të përbashkëta në pikat kufitare.
Meta thotë se këtë marrëveshje e vlerëson si mbështetje reale për nevojat e të dy vendeve.
Marrëveshja të cilën më 25 nëntor e ratifikoi parlamenti shqiptar, siç tha atëherë ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi parasheh në të gjitha vendkalimet kufitare të kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë vetëm nga një sportel kontrollues.
Përgjatë kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë funksionojnë vendkalimet kufitare Bllatë dhe Xhepçisht (i cili është me karakter lokal dhe tashmë funksionon kontrolli i përbashkët) dhe dy në Dibër, më pas Qafthana në Strugë, Stenjë në Resnjë dhe Shën Naumi në Ohër.
