Kapet një nga narkotrafikantët më të njohur në Europë
Në aeroportin e Holandës, Eindovhen është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i akuzuar si një prej narko-trafikantëve më të rëndësishëm të tregut evropian të kokainës me një qarkullim vjetore prej 100 milionë eurosh.....

Siç njoftojnë mediat italiane bëhet fjalë për Bledar Pajana, 38 vjeç, i cili siguronte drogën në Amerikën Jugore dhe më pas me anije apo avionë e transportonte nga Madridi e Lisbona drejt Italisë.
Po sipas mediave italiane Pajana drejtonte një organizatë e cila arrinte të dërgonte në Itali rreth 200 kg kokainë në muaj, apo gati 2 ton e gjysmë drogë çdo vit, me çka ai siguronte të ardhura prej 100 milionë eurosh në vit.
Pajana kishte ngritur bazën logjistike në Brescia, ku çdo muaj arrinte të sillte rreth 200 kg kokainë, dhe më pas droga shpërndahej nëpër Itali me korrierë.
Ai njihej si “Messi i Shqipërisë” mesiguri për shkak të aftësitve të tij për t’i shmangur policisë, ashtu si mesi në fushat e blerta.
